Bordi Drejtues

Bordi i Drejtorëve

Bordi i drejtoreve te Institutit përbëhet nga profesorë, studiues të njohur të politologjisë dhe ish-zyrtarë të lartë shtetërorë. Ai mbikqyr veprimtarine e IShSP, percakton  prioritetet e punes se tij, miraton nismat e reja programore, fushat kryesore te studimeve, politikën botuese dhe perzgjedh fituesit e cmimeve qe jep Instituti. Bordi garanton pavaresine e Institutit. Anëtarët e bordit te drejtoreve zgjidhen për një afat tre-vjeçar. Bordi mblidhet dy herë në vit.
Kryetar i bordit te drejtoreve është z. Sabri Godo, personalitet i shquar i politikes shqiptare, ish Kryetar i Komisionit të Jashtëm të Kuvendit të Shqipërisë. Zëvendës kryetar është z. Flamur Gashi, Drejtor i Institutit të Diasporës në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë.

  • Dr. Islam Lauka


  • Drejtori i ISHSP, Dr. Islam Lauka, është diplomat, studiues dhe analist i njohur. Ka një përvojë të pasur dhe të gjatë në punë, kryesisht në Ministrinë e Punëve të Jashtme, duke kryer detyra me përgjegjësi, si: Drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Marrëdhënieve Shumëpalëshe, Drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme Rajonale, etj. Prej 1 janarit 2007, është Kryetar i Bordit Drejtues pranë Institutit Kombëtar të Diasporës në Ministrinë e Punëve të Jashtme.
  • Z. Sabri Godo

  • manager
  • Sabri Godo është politikan, shkrimtar dhe skenarist shqiptar. Ka lindur në Delvinë më 8 gusht 1929. Mori pjesë në luftën antifashiste nga 15 korriku i vitit 1943 deri në maj 1945, kur u kthye nga Jugosllavia. Ka patur veprimtari të dendur në publicistikë, veçanërisht në revistën "Hosteni", ku ka botuar mbi tri mijë faqe fejtone e shkrime kritike me pseudonime. Në janar të vitit 1991 S. Godo themeloi Partinë Repiblikane të Shqipërisë dhe ishte kryetar i saj për shtatë vjet. Aktualisht është kryetar i Asamblesë Kombëtare të kësaj partie. Ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë në dy legjislatura, ku ka ushtruar detyrën e kryetarit të Komisionit të Çështjeve Sociale dhe të atij të Politikës së Jashtme.

  • Gjithashtu Z. Sabri Godo është autori i veprave të mëposhtme:
  • "Plaku i Butkës", Roman historik (1966)
    Ali Pashë Tepelena, roman 1970
    "Zëra nga burime të nxehta", tregime (1972)
    "Intendenti", tregim (1973)
    "Skënderbeu" (1975)
    "Prova e zjarrit", roman (1977)
    "Kohët që shkojnë, kohët që vijnë", reportazhe (1985)
    "Ujërat e qeta", roman, (1988)
    "Koha e njeriut", roman (1990)

Kërkoni në ISHSP

indeksi harta kerkim i avancuar

Të Reja

more

Kontakti Ynë

Mob: 00355 (0) 672011575
Tel: 00355 (0) 42 234559
Email: albanlauka@ishsp.com

more