

Mirësevini në Institutin Shqipëtar të Studimeve Politike
ISHSP është një institucion kërkimor-shkencor, jo fitimprurës, me seli në Tiranë dhe filial të tij në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2001, i njohur fillimisht si “Qendra Shqiptare e Studimeve Amerikano-Britanike” dhe, që nga viti 2005, me emrin aktual, Instituti Shqiptar i Studimeve Politike.
Misioni i Institutit është studimi i politikave aktuale rajonale, kryesisht në Europën Juglindore dhe në hapësirën postsovjetike.
Në përbërje të ISHSP ka katër qendra studimore:
- Qëndra e Studimeve mbi Zhvillimet ndërshqiptare, Drejtor, Prof. Dr.E. Ymeri
- Qëndra e Studimeve të Europës Juglindore, Dr. E. Petoshati
- Qendra e Studimeve Amerikano- Britanike, R Lushaj
- Qendra e Studimeve të Hapësirës Postsovjetike, A. Doçi
Veç veprimtarise studimore, merret edhe me botime, kryesisht shkencore.
Disa nga titujt e botuar prej ketij instituti janë: “Shqipëria në arkivat ruse”, “Kosova rast universal apo sui generis”, “Shkëputja e Kosovës nga Rusia”, “Toni Bler dhe Kosova”, “Berlini pa mure”, etj. Gjithashtu, merret me organizimin e sesioneve, konferencave shkencore dhe tavolinave të rrumbullakëta, me tematikë nga fusha e politologjisë, në plan kombëtar dhe rajonal.
Për kontribute të shquara në farkëtimin e miqësisë midis popujve jep cmimin “Faik Konica”. Midis personaliteteve që u është akorduar ky çmim janë presidenti i ndjere Rugova, ish-kryeministri Toni Bler, kryetari i ndjere i Kuvendit të Shqipërisë, Pjetër Arbnori etj. Ndërsa për punimet e studiuesve të rinj në politologji jep çmimin “Madeleine Albright”.
Themelues dhe drejtor ekzekutiv i ISHSP është Dr. Islam Lauka, diplomat karriere, aktualisht Ambasador i Shqipërisë në Kosovë.
![]() |
Drejtori i ISHSP, Dr. Islam Lauka, është diplomat, studiues dhe analist i njohur. Ka një përvojë të pasur dhe të gjatë në punë, kryesisht në Ministrinë e Punëve të Jashtme, duke kryer detyra me përgjegjësi, si: Drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Marrëdhënieve Shumëpalëshe, Drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme Rajonale, etj. Prej 1 janarit 2007, është Kryetar i Bordit Drejtues pranë Institutit Kombëtar të Diasporës në Ministrinë e Punëve të Jashtme. |
Është autor i librave:
“Evolucioni i problemit të Kosovë dhe gjendja e tij aktuale”, (rusisht-shqip), 1994
“Kosova rast universal, apo sui Generis” (shqip, anglisht dhe arabisht), 2007
“Shkëputja e Kosovës nga Rusia”, (shqip-anglisht),2007
Bashkëautor i librit “Shqipëria në arkivat ruse”, 2006
Autor i artikujve të shumtë shkencorë në shtypin shqiptar dhe atë të huaj.
Për të shkarkuar CV-në e Dr. Islam Lauka klikoni ketu
Kërkoni në ISHSP
|




