Anëtaresimi

Informacion i Përgjithshem

ISHSP ofron dy kategori anëtarësimi:

  1. individual
  2. në formë organizate.

Anëtarët janë pjesë e një klubi ekspertësh dhe specialistësh në politologji dhe marrëdhënie ndërkombëtare. Anëtarësimi në ISHSP është i hapur për specialistët e këtyre fushave.

ISHSP organizon takime periodike me antaresine e vet, çdo tre muaj.
Në axhendën e takimeve përfshihen fjalime nga figura të shquara vendore apo ndërkombëtare, të pasuara me pyetje dhe përgjigje. Anëtarët kontribuojnë me publikimet e ISHSP dhe mund ti bashkohen ekipit të tij këshillues.
Ata përfitojnë favore të tilla si: pjesëmarrja në veprimtaritë e Institutit, marrjen falas të botimeve të tij, akses në website- n e ISHSP, etj.

Rregullat e Anëtarësimit

Kërkesat për anëtarësim duhet të bëhen në adresën e mëposhtme :


IShSP, rruga “Luigj Gurakuqi” nr.101, Tiranë, Shqipëri.
Tel. ++35542234559
Cel. ++355672011575
E-mail
Website


Kërkesa duhet të përmbajë domosdoshmërisht gjeneralitetet e përgjithshme (emri, mbiemri, datëlindja, vendlindja, kopje e dokumentit të identifikimit, adresa e banimit, profesioni, vendi i punës, nr i tel, e-mail). Në rastin e organizatave (subjekteve juridike, OJQ, etj) vec të dhënave të mësipërme, duhet edhe vendimi për regjistrim si person juridik, si dhe licensa e aktivitetit.

Kuota për anëtarësim individual është 100 (njëqind) euro, ndërsa ajo për anëtarësim në formë organizatë është 500 (pesëqind)  euro.

Kërkoni në ISHSP

indeksi harta kerkim i avancuar

Të Reja

more

Kontakti Ynë

Mob: 00355 (0) 672011575
Tel: 00355 (0) 42 234559
Email: albanlauka@ishsp.com

more